20:01 / E Premte, 23 Nëntor 2018

Pamje ekskluzive të arrestimeve në veri të Mitrovicës

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Njësia Special e Policisë së Kosovës (NJSI) ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës.

Të njëjtit, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, u prangosën nën dyshimin me rastin e vrasjes së liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.

Indeksonline ka siguruar disa foto gjatë dhe pas bastijes në shtëpitë e serbëve.

NJSI ka zhvilluar aksion në katër lokacione, tre në lidhe me hetimin rreth një lënde dhe të katërtin për kundërvënie zyrtarëve policorë.

Të arrestuarit e sotëm ishin; Dragisha Markoviq, Sasha Çurçiq dhe Marko Roshiq.

Vlen të theksohet se në sheshin “Shumadija”, rreth përmendores së Car Llazarit, disa qytetarë protestuan rreth këtyre arrestimeve. /Indeksonline/