10:03 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lakersi shkëlqen përsëri, Warriorsi vetëm 3 fitore në 15 takime

Los Angeles Lakersi ka shënuar një tjetër fitore duke e marrë kryesimin në NBA, me bilancë 12 fitore e 2 humbje.

Mbrëmë “Furia e verdhë” fitoi përballë Oklahoma Cityt në prani të 19.923 shikuesve, aq sa numri është numri i vendeve që ka “Staples Center”.

Golden State Warriorsi po kalon në krizë lëndimesh, ndërsa nuk ka mbetur lojtar nga pesshja e parë që s’është lënduar, 3 fitore e 12 humbje është ecuria negative e ekipit më të mirë në dekadën e fundit në NBA.

Warriorsi arriti fitore nderi në Memphis, 95-114 ishte epilogu i këtij takimi.

Në takime të tjera të mbrëmjes së kaluar, New Orleansi mposhti Portlandin e Damien Lillard, ndërsa Kingsi fitoi me shumë mund ndaj Phoenix Sunsit në shtëpi.

/Indeksonline/