11:25 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / C E

Lamborghini ia kompleton jahtin e personalizuar 3 milionësh McGregorit

Conor McGregor ka zbuluar se puna me jahtin e tij nga Lambrogini ka përfunduar.

33 vjeçari ka porositur “bishën” e ujit vitin e kaluar te kompania e njohur italiane.

Lamborhini ia ka bërë një jaht të personalizuar luftëtarit të UFC-së.

Vlera e kësaj lundre është rreth 3 milionë euro.

Tecnomar 63 është projektuar dhe ndërtuar nga Italian Sea Group dhe Tecnomar për Lamborghini – me Conor që blen numrin 12 të 63 jahteve të vetme që do të bëhen në shenjë me markën e tij të uiski Proper No.12.

Jahti prej 24 ton, 63 metra i gjatë mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 111 km në orë (60 nyje) dhe krenohet me 4000 kuaj fuqi me motorin e tij me naftë 24.2 litra V-12. /IndeksOnline/