15:15 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Lampard pritet të rikthehet në stol, zë vendin e legjendës së United në ekipin nga Championship

Frank Lampard pritet që të rikthehet në stol pas disa muajsh dhe skuadra nga Championship, Birmingham City po bën gati ofertën.

Ekipi i Birmingham sot gjatë ditës shkarkoi nga detyra trajnerin anglez, Wayne Rooney. Kjo ndodhi për shkak të rezultateve tejet negative, shkruan IndeksOnline

Mediat angleze shkruajnë se Frank Lampard pritet të jetë zëvendësuesi i legjendës së Manchester Unitedit.

Madje, në stolin e ish-trajnerit të Chelseat mund të jetë edhe legjenda italiane, Gianfranco Zola – ky i fundit si asistent./IndeksOnline/