Land Rover fsheh Defender-in e ri për shkak të kinezëve
Pasuesi i legjendarit të terrenit do të prezantohet në vitin 2018, dhe Land Rover do të tejkalojë fazën e zakonshme të prezantimit të automjetit koncept, për shkak të frikës se prodhuesit kinezë mund të krijojnë kopjen e tij dhe ta lansojnë në tregun e vendit para modelit origjinal.
Premiera e Defenderit të ri pritet të bëhet kah fundi i vitit 2018.
Pamja e këtij automjeti, i cili aktualisht ka kodin L663, nuk do të zbulohet për publikun derisa të mos jetë i gatshëm versioni i prodhimit.
Land Rover Defender i ri pritet të dalë në sallonet e shitjes gjatë vitit 2019. /Indeksonline/