15:17 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Land Rover i ri do të jetë autonom në terrene “off-road”

Jaguar Land Rover është duke përgatitur një sistem gjysmë-autonom, projektuar enkas për terrenet “off-road” .

Sistemi mund të identifikojë ndryshimet në terrenet dhe automatikisht futet në funksion tipari ‘Terrain Response’ , që përshtatë shpejtësinë e makinës duke marrë parasysh pengesat e ardhshme.

“Truri” i përfshirë në këtë sistem ka qasje në pjesën e poshtme të makinës, gjerësinë e gomave dhe më shumë, dhe JLR pretendon se makina do shkojë në rrugën më të mirë për të mos ngecur askund. Sensorë të tjerë matin pengesat të mëdha dhe paralajmërojnë nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të kaluar.

Sigurisht, shoferi mund të rimarrë kontrollin në timon në cdo kohë duke ndalur këtë sistem nëse ata pëlqejnë të përballen vet me sfida në terrene të vështira. /IndeksOnline/