12:37 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Largimi i Ronaldos e ka ngjallur “dështakun” e sezonit të kaluar

Karim Benzema ka shënuar vetëm pesë gola në 32 paraqitje në sezonin e kaluar.

Francezi edhe pse ishte vendimtar në gjysmëfinale dhe në finale të Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar u konsiderua si dështak.

Mirëpo këtë sezon përformanca e tij është ndryshe, shkruan indeksonline.

Largimi i Cristiano Ronaldos drejtë Juventusit i ka hapur rrugë sulmuesit për tu bërë protagonist këtë sezon.

Në tri ndeshjet e para, Benzema ka arritur të shënoj plotë katër herë.

Kjo shifër mund të ishte edhe më e madhe por tre penallti janë gjuajtur nga Ramos. /IndeksOnline/