08:12 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lazio e ka seriozisht për Berishën, ofron 8 milionë euro

Skuadra e Lazios ka nisur një ofertë drejt Red Bull Salzburg për futbollistin Valon Berisha.

Klubi nga Italia ka ofruar plotë 8 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e kosovarit, shkruan IndeksOnline.

Në mediat italiane thuhet se Lazio tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin nga Australia dhe vetëm pritet marrëveshja me futbollistin.

Berisha ka shumë oferta, madje mesfushori i Kosovës ishte afër t’i bashkohej Sampdorias, por marrëveshja dështoi në fund.

Përveç Sampdorias, të interesuar për shërbimet e Berishës janë edhe disa klube, përfshi Newcastle United.

25-vjeçari ka zhvilluar afro 170 paraqitje me Salzburgun ku ka shënuar 34 gola./IndeksOnline/