Lazio i vë çmim Thomas Strakoshas, Liverpooli gati ta paguaj?
Skuadra e Lazios i ka vënë çmim portierit Thomas Strakosha.
Klubi italian kërkon plotë 50 milionë euro për shërbimet e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka vendosur një çmim prej 40/50 milionë euro për Strakoshan, i cili është i lidhur për një transferim në Liverpool.
Klubi i Liverpoolit është një ndër skuadrat e shumta që kanë shpreh interesim për të.
Para disa dite Lazio refuzoi dy oferta të Napolit për portierin shqiptar.
Mbetët të shihet deri në fund të afatit kalimtar, nëse Strakosha do të ndërrojë skuadër./IndeksOnline/