11:47 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Lazio kërkon 150 milionë euro për Milinkovic-Savic

Skuadra e Lazios kërkon një shumë të madhe për mesfushorin serb, Milinkovic-Savic.

Sergej, mesfushori i talentuar me shumë gjasa mund të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediave në Itali, Manchester Unitedi ka bërë një ofertë për serbin, por klubi nga Serie A e ka refuzuar, transmeton IndeksOnline.

“Djajtë e Kuq” kanë ofruar 110 milionë euro për Milinkovicin, por Lazio kërkon shumën prej 150 milionë.

Përveç Unitedit, të interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit janë edhe skuadra, si: PSG, Liverpool, Manchester City dhe Juventus./IndeksOnline/