16:08 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Marseille – Lazio, Inzaghi jep lajmin e madh për Berishen

Lazio ka udhëtuar në France për t’u ndeshur ndaj Marseille në kuadër të Europa Ligë, pas një humbje turpëruese nga Franfkurt me rezultat 4-1.

Përpara ndeshjës, Simone Inzaghi iu përgjigj pyetjeve në konferencën e tij për shtyp. Trajneri italian foli poashtu për formacionin e mundshëm, duke përmendur poashtu yllin e Kosovës, Valon Berisha.

Berisha? “Ai kishte një lodhje të lehtë pasiqë pësoi një tërheqje muskulare kundër Parmnes. Mirëpo luajti shumë mirë të dielën e kaluar, ai mori komplimente, erdhi me frymën e duhuyr për të fituar ndeshjen. Gjërat duken pozitive, unë do të flas me të edhe një herë të kuptoj nëse është i gatshëm të luaj nga fillimi, ose do të hyjë nga stoli. Nëse ai jep 100% të sigurisë unë do të vendosë nëse do ta përdori atë në krahë, apo më përpara”.

Caiceco-Immobile? Mund të luaj me Berishën prapa tyre, nuk ka asnjë problem. Nuk kam vendosur akoma. /IndeksOnline/