21:00 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK deklarohet për demarkacionin: Ne e kemi mirë, koalicioni t’i sigurojë votat!

Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar pas takimit të mbrëmjes që zhvilloi në Kuvendin e Kosovës me ambasadorin e SHBA-së, Greg Delaëie, shefën e BE-së, Nataliya Apostalova si dhe subjektet e koalicionit qeverisës.

Në takimet me partitë e koalicionit qeverisës, kjo parti thotë se ka ofruar zgjidhjen më të arsyeshme, e cila i hap rrugë ratifikimit të Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“LDK-ja u bën thirrje partive të koalicionit qeverisës që të dakordohen me zgjidhjen e propozuar nga LDK-ja dhe t’i sigurojnë votat e shumicës qeverisëse. LDK-ja i siguron qytetarët se vullneti i saj është në përputhje të plotë me vullnetin e tyre për lëvizje të lirë dhe se grupi jonë parlamentar është unik në këtë qëndrim”, thuhet në komunikatën e pëksaj partie. /Indeksonline/