19:58 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

LDK-ja në Pejë ironizon me rrahjen e kësaj partie me karrige në Prishtinë

Lufta për karrige dhe me karrige në Lidhjen Demokratike të Kosovës tashmë njihet.

Kjo parti duket se konfliktet, problemet dhe pakënaqësitë i shpreh përmes këtij mjeti.

Por, për dallim nga Prishtina, duket se në Pejë anëtar të këtij subjekti e kanë marrë më shtruar fillimin e procesit zgjedhor, përcjellë Indeksonline.

Madje, kryetari i Komunës së Pejës që vjen nga radhët e LDK-së, Gazmen Muhaxhiri ka ironizuar me ngjarjen që ndodhi të dielën që lamë pas në Mat të Prishtinës.

Muhaxheri bashkë me Nënkryetarin, Shkumbin Gashin, Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Engelbert Zefaj janë fotografuar teksa shihen me karrige në duar, duke inskenuar një “përleshje”./Indeksonline/