13:49 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

LDK-PDK-AAK-VV, bashkë në një foto në Shqipëri

Luftërat partiake brenda në Kosovë duket se janë të harrueshme për përfaqësuesit e partive politike kosovare në momentin kur përfaqësojnë vendin në shtete të tjera.

Kështu së paku duket edhe në vizitën e fundit që deputetë të partive kosovare kanë bërë në Shqipëri.

Donika Kadaj nga AAK, Blerta Deliu nga PDK, Saranda Bogujevci nga VV, Armend Zemaj e Arban Abrashi nga LDK janë bërë bashkë për një foto të rrallë, por të bukur.

Që të gjithë janë të ftuar në lutjet e mëngjesit në Tiranë, në të cilën ngjarje po marrin pjesë edhe nivele të larta nga rajoni e bota./Indeksonline/