07:17 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

LDK prezanton 8 kandidaturat e para për zgjedhjet lokale, Abdixhiku thotë se po vjen rikthimi i madh

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka bërë publike 8 kandidatët e parë për zgjedhjet lokale.

 Kandidatët janë: Gazmend Muhaxheri (Pejë), Përparim Rama (Prishtinë), Ekrem Hyseni (Podujevë), Ardian Shala (Suharekë), Imri Ahmeti (Lipjan), Burim Berisha (Fushë Kosovë), Sokol Haliti (Viti), Xhafer Tahiri (Vushtrri), transmeton Indeksonline.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi tha se rikthimi i madh po vjen.

“Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë. Kandidatët e LDK-së janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës. Janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm – Kryetarë që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë. Lidhja është gati. Rikthimi i madh po vjen. Të tjera kandidatura shumë shpejt”, u shprehë Abdixhiku./Indeksonline/