13:12 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK tregon arsyen pse e bojkotojnë fjalimin e Presidentit (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marr pjesë në seancën e sotme plenare në të cilën do të presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbaj fjalimin e fundvitit.
Avdullah Hoti në një konferencë për media ka renditur disa nga arsyet se pse LDK nuk merr pjesë në seancë, raporton Indeksonline.

“Thaci me sjelljet e tij gjatë 2017 ka treguar që nuk e përfaqëson interesin e popullit. Janë disa argumente se pse nuk marrim pjesë, psh, ka kërku nga qytetarët të pajisen me pasaporta të Shqipërisë, ka bërë sjellje racionale duke kërkuar nga qytetarët të protestojnë para zyrës së BE-së për viza”, ka thënë Hoti.

Tutje sipas tij, është diskursi i papranueshëm i Thacit në publik lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale, politika e jashtme që ka ndikuar negativisht, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare, etj.

“Ai ka bërë thirrje niave që janë në dëm të vendit, prandaj LDK sot nuk merr pjesë në seancë”, ka përfunduar Hoti. /Indeksonline/