11:07 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

LeBron pësoi lëndim, u largua nga parketi në çerekun e tretë

LeBron James pësoi lëndim në këmbën e djathtë, konkretisht në ijë, mbrëmë në fitoren e Los Angeles Lakers, 127-101 kundër Golden State Warriors, dhe ai pritet t’i futet një testi për ta caktuar shkallën e lëndimit të tij.

Shenjat e para janë pozitive, me James që dukej në humor të mirë pasi u largua nga parketi.

Dhe tani një burim i ESPN ka treguar se rikuperimi i tij do të përcjellet nga dita në ditë, transmeton IndeksOnline.

James u lëndua në çerekun e tretë gjatë një dueli për top me Draymond Green.

Basketbollisti në fjalë pas largimit nga loja i tha stafit mjekësor të skuadrës se po ndjen dhimbje.

Pas ndeshjes, James tha: ”Gjë e mirë është se muskuli është i paprekur”.

”’Nuk jam i shqetësuar asnjëherë për lëndimet. Ndjeva një dhimbje, por nuk e di. Mbetet të shihet”./IndeksOnline/