18:55 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula shpërthen në lot në “Dua të të bëj të lumtur” (Video)

Ledri Vula është një një nga reperët më të talentuar dhe më të kërkuar në trevat shqipfolëse.

Hitet e tij janë të shumta, ndërsa janë tekstet, por edhe videoklipet e tij ato që dallojnë nga projektet e artistëve të tij.


Në mesin e krijimeve të tij ai një këngë ia ka dedikuar edhe personave të prekur me kancer. Është projekti ‘Beautiful’ në bashkëpunim me Flori Mumajesin, të cilën ai ia dedikoi Rebeka Qenës, vajzës së dizajnerës së njohur Xheraldina Rexhepi, që kanceri ia mori jetën vite më parë, shkruan Indeksonline.

Xheraldina është e ftuar këtë javë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa nga kjo promo mund të shihni se ajo ka ftuar reperin Vula për ta befasuar. E ky i fundit shihet se si është emocionuar dhe kujton me lot momentin kur kishte kuptuar për vdekjen e Rebekës./Indeksonline/

 

Temat: