10:10 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Legjenda angleze i befasuar me 90 milionëshin e Unitedit: Ku është Pogba? (Foto)

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes është i befasuar me paraqitjen e Paul Pogbas.

“Djajtë e Kuq” barazuan 0 me 0 kundër Southamptonit në xhiron e 21-të në Premierligë, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes erdhi reagimi i parë i Scholes, i cili përvec se akuzoi Jose Mourinhon, kishte disa fjalë edhe për 90 milionëshin, Pogba.

“Ku është Paul Pogba? Atë që e shikuam sa ishte në Juventus? Ai vetëm po shëtiste nëpër fushë”, ka thënë Scholes.

Situata e Unitedit nuk duket mjaftë e mirë, ata janë 14 pikë larg pozitës së parë Manchester City dhe një pikë larg pozitës së dytë Chelsea./IndeksOnline/

Temat: