18:31 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Legjenda Ashley Cole ribashkohet me Frank Lampard tek Derby

Mbrojtësi veteran, Ashley Cole është rikthyer në futbollin anglez. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore me ekipin e Derby County.

38 vjeçari në Derby do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin, Frank Lampard i cili tani është trajner i kësaj skuadre, transmeton Indeksonline.

Cole që nga muaji nëntor ka qenë pa klub. Ai u largua nga ekipi amerikan LA Galaxy.

Mbrojtësi anësor pritet që me përvojën e tij t’i ndihmoi Derbyt të rikthehet në Premier Ligë.

Gjatë karrierës së tij, Cole ka luajtur për skuadra si Chelsea dhe Arsenal. Ai ka arritur të fitoi tre herë Premier Ligën./Indeksonline/