16:55 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e basketbollit përjeton tragjedi familjare

Legjenda e basketbollit amerikan dhe botëror, Shaquille O’Neal ka përjetuar tragjedi familjare, pasi motra e tij Ayesha Jarrison-Jex, ka vdekur në moshën 40 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

“Zemra e tij është e copëtuar. Gjithmonë ka theksuar se bota e tij sillet rreth familjes, dy motrave dhe vëllait. Sot ata kanë mbetur pa motrën Ayesha. Ajo shkoi shumë herët, në moshën 40 vjeçare, si pasojë e kancerit”, ka thënë Ernie Jones, udhëheqës i një emisioni për NBA.