23:15 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Legjenda e futbollit anglez: Andërr e kisha me shënu një gol si Xhaka

Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand ka thënë se kishte ëndërruar në karrierë që të shënonte një gol si Xhaka.

Ish mbrojtësi legjendar i Manchester United ka deklaruar në analizën e tij në BBC se shumë e dontë një gol të tillë sa ishte lojtar aktiv.

“E kam ëndërruar tërë karrierën një gol të tillë. Një gol për ta zënë topin në lëvizje dhe për ta vënë në rrjetë duke u sillur. Gola të tillë janë të rrallë, sepse është vështirë të jesh preciz” ka thënë Ferdinand./Indeksonline/