23:29 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Legjenda e Italisë: Gatuso do të jap gjithçka për ta rikthyer Milanin

Milani po kalon momente të vështira, ku pas pjesës së parë të sezonit është shumë larg objektives për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Ish-trajneri i Italisë, Marcelo Lipi, në një intervistë ka thënë se edhe për kundër rezultateve, Gatuso do të bëjë gjithçka për të kthyer lavdinë në klub.

“Rino është aq shumë i lidhur me klubin sa do të jepte gjithçka në botë vetëm për të krijuar situatën për rikthimin e këtij Milani”, deklaroi ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi.

“Ka shumë gjëra për të bërë që një skuadër të funksionojë. Nga aspekti psikologjik, mungon bindja dhe vetëvlerësimi. Mundesh dhe humbet në vështirësitë e  para dhe nëse ka një person që mund të trasmetojë sinjale reaguese te skuadra, atëherë ai është Rino Gattuso”, deklaroi për “Raisport” ish-trajneri i Inter dhe Juventus. /IndeksOnline/

Temat: