15:32 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Liverpoolit: “Salah, vazhdon të jetë egoist”

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler beson që sulmuesi, Mohamed Salah do të vazhdoj të jetë egoist.

Egjiptiani shpesh kur është në sulm nuk e pason topin te bashkëlojtarët duke kërkuar të shënoi gol, kjo ka bërë që shumë njerëz ta quajnë egoist.

Mirëpo, sipas Fowler kjo gjë është normale pasi ylli i “Reds”, dëshiron të fitojë Këpucën e Artë.

Ai tha Salah do të vazhdojë të bëj të njëjtin gjë, mirëpo për të kjo nuk është egoiste, transmeton KosovaPress.

“Të gjithë për flasin për këtë gjë duke thënë se po e shkatërron skuadrën. Këtë e bëjnë golashënuesit. Trajnohen gjatë gjithë javës për të shënuar gola. E shoh rekordin e tij dhe besoj që do të vazhdoj të bëjë këtë gjë. Mund të jetë egoist në sulm, por për mua është një golashënues”, deklaroi ai.

Salah ka shënuar 74 gola në 110 paraqitjet e tij për gjigantin anglez.