10:32 / E Martë, 16 Janar 2024 / LB

Legjenda e Romës kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Romës

Daniele De Rossi është emri më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës së Romës.

Të paktën kështu raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili theksoi se De Rossi është favorit për të pasuar Jose Mourinhon, i cili u shkarkua sot.

Shkarkimi i portugezit, vjen pas humbjes nga Milani në vikend, me rezultat 3-1.

“Ne i urojmë Mourinhos gjithë të mirat për të ardhmen” thuhet në njoftimin e Romës.

Pozita e nëntë në tabelë ka bërë që pronarët e skuadrës italiane të marrin vendimin për ndarjen me Mourinhon pas një sezoni dështues në Serie A