Legjenda Eriksson vdiq pak muaj më parë, por ka lënë “një mal” me borxhe

Sven-Goran Eriksson ndërroi jetë në gushtin e vitit të kaluar. Suedezi vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 76-vjeçare.
Siç raporton gazeta nga Suedia “Expressen”, Eriksson la një borxh pas vetes së tij, shkruan Indeksonline
Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, ish-trajneri i Anglisë fitoi shumë para dhe la një pasuri prej 66 milionë korona suedeze (rreth 5.7 milionë euro), por ka një borxh prej 118 milionë korona (rreth 10 milionë euro).
Sipas agjencisë suedeze të lajmeve “Goteborgs-Posten”, peshën më të madhe të këtij borxhi e kanë tatimet, veçanërisht në Angli. Ato arrijnë shifrën rreth 8 milionë euro dhe kjo për shkak të kohës në Britani të Madhe sa ishte te Kombëtarja e “tre luanëve”, te skuadrat, si: Manchester Cityt dhe Leicester Cityt.
Ky borxh edhe mund të rritet sipas avokatit të tij, Anders Runebjer, i cili për “The Sun” tha: Kjo nuk është aspak një surprizë. Ishte e pritshme. Erikkson madje kishte thënë se ‘unë s’do lë asnjë para’.
“Sven kishte paguar tashmë qindra mijëra funte tek autoritetet tatimore, por ata kanë ende kërkesa të tjera dhe ne nuk e dimë saktësisht se sa do të përfundojë”, u shpreh avokati i legjendës
Eriksson u mashtrua me miliona nga një këshilltar.
Vetë Eriksson e kishte pranuar në të kaluarën se nuk i kishte menaxhuar mirë financat e tij.
“Nuk ia kam idenë se sa para kam, apo ku i kam”, ishte shprehur ai në vitin 2017 për “Expressen”.
Ndërkohë mësohet se ai ka qenë në prag të falimentimit. Në vitin 2013, Eriksson e çoi në gjykatë ish-këshilltarin e tij të financave, Samir Khan, duke pretenduar se ai e mashtroi me 10 milionë funte në investime të dështuara.

Kjo ishte një nga vilat e tij luksoze
Familja e tij tani ka nxjerr në shitje pronën e legjendës për t’i shlyer një pjesë të borxheve. Kjo vilë pritet t’i sjellë rreth 1.3 milionë euro./Indeksonline/