20:58 / E Martë, 11 Maj 2021 / C E

Leicester fiton në Old Traford, Manchester City kampion i Premierligës

Leicester City ka shënuar fitore të madhe në Old Traford.

Dhelprat kanë mposhtur Manchester United me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së 36-të të Premierligës.

Leicester kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Thomas në minutën e 10-të.

Pesë minuta më vonë, Greenwood barazoi rezultatin.

Golin e fitores për Leicesterin e shënoi Soyuncu në minutën e 66-të.

Manchester United mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, 10 më pak se Manchester City që zyrtarisht shpallet kampion. /IndeksOnline/