Leicesteri ia vendos çmimin Mahrezit
Skuadra e Leicester Cityt ia ka vendosur çmimin Riyad Mahrezit.
Sipas mediave të huaja, kush e do sulmuesin nga Algjeria duhet paguar plotë 70 milionë funta, transmeton IndeksOnline.
Kujtojmë se klubi i Leicesterit së fundi refuzoi një ofertë 50 milionëshe nga ekipi i Pep Guardiolas.
Përvec Manchester Cityt, të interesuar për lojtarin e “The Fox” janë: Arsenal dhe Chelsea./IndeksOnline/