14:12 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Leipzig jep lajmin e shumëpritur, ja çfarë do të ndodh me Keitan gjatë janarit (Foto)

Skuadra e Leipzig ka reaguar për spekulimet se Naby Keita do të transferohet në Liverpool gjatë mini-afatit të janarit.

Klubi i Liverpoolit pas shitjes së Philipe Coutinhos në Barcelonë, menjëherë reagoi duke tentuar sjelljen e Keitas në “Anfield” gjatë janarit, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë klubi gjerman ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se Keita mbetët futbollist i tyre deri më 30 qershor.

“Zyrtare: Naby Keita do të mbetët një lojtar i Leipzig deri më 30 qershor 2018. Deshirojmë t’i hedhim poshtë të gjitha spekulimet për një lëvizje gjatë jaanrit në Liverpool”, shkruhet në njoftimin e klubit gjerman.

Kujtojmë se Keita tashmë është futbollist i Liverpoolit, pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje gjatë afatit veror./IndeksOnline/