14:12 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Leipzig kritikon ashpër trajnerin e Spanjës

Skuadra gjermane, RB Leipzig ka kritikuar ashpër trajnerin e Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique.

Disa drejtorë të klubit gjerman janë shprehur të pakënaqur me trajnerin Enriques, ky i fundit nuk po e fton futbollistin, Angelino, shkruan IndeksOnline.

“Angelino ka treguar paraqitje të shkëlqyera, jo vetëm në Bundesligë, por edhe në Ligën e Kampionëve. Kjo është arsyeja pse ende ne nuk e kuptojmë pse ai nuk e ka ftuar ende”, ka thënë Markus Krosche (drejtor sportiv i Leipzigut).

Në 23 ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon, anësori 24-vjeçar ka tetë gola dhe tetë asistime.

“Nuk është puna ime. Unë jam këtu të përkujdesem për paraqitjet e mira, dhe jo për thirrjen në Kombëtaren e Spanjës”, vazhdoi Markus Krosche./IneksOnline/