21:17 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Lekaj, besimtarëve islamë: Agjërim të lehtë!

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka uruar muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve islamë.

Lekaj ka uruar që ky muaj të sjell sa më shumë paqe e harmoni mes njerëzve, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:
Urime muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Uroj që ky muaj të sjellë sa më shumë paqe e harmoni mes njerëzve. Me shpresë që të mbizotërojë përkushtimi e solidariteti ndaj njeri tjetrit, ju uroj agjërim të lehtë!./Indeksonline/