20:07 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Lekaj flet për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Pas reshjeve të borës, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një shkrimi në facebook ka treguar se rruga që lidhë Pejën e Malin e Zi është e kalueshme, ashtu siç janë të gjitha rrugës tjera.

Lekaj ka bërë thirrje që të gjithë vozitësit të kenë kujdes në përshtatjen e shpejtësisë, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:


Rruga, (që lidhë Pejën me Malin e Zi), e Kullës është e kalueshme ashtu siç janë edhe të gjitha rrugët tjera Nacionale e Regjionale brenda Kosovës. Kujdes në përshtatjen e shpejtësisë duhet të kenë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.