19:09 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Jo vetëm në festa, në secilin moment kemi qenë dhe do të jemi bashkë (Foto)

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur shumë mysafir në shtëpinë e tij me rastin e Pashkëve.

Ndër të tjerash për të uruar Pashkët tek Ministri Lekaj qëndruan edhe presidenti i vendit, Hashim Thaç si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast Lekaj ka thënë se nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër ne shqiptarët gjithnjë ka qenë pamatshëm, transmeton Indeksonline.

Lekaj ka uruar Pashkët duke falënderuar të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët që zgjodhën që të ishin sot bashkë për të festuar.

Ky është postimi i plotë:

Nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër ne shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm.

Jo vetëm në ditë festash si sot, por në secilin moment ne kemi qenë e do të jemi bashkë.

Faleminderit për sot, nga President z. Thaçi, Kryeministër z. Haradinaj dhe nga kolegët partiak e miq bashkëpuntor, për prezencën e tyre dhe për nderin që i bënë familjes tonë dhe festës së përbashkët.

Urime e Gëzuar gjithmonë!