22:18 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Lekaj mesazh për Mimoza Kusarin: Kukuriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar

Sot në Gjakovë u mbajt një protestë kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit.

Protesta u zhvillua para objektit në Kuvendin Komunal të Gjakovës. Gjatë mbledhjes ku po diskutohej tema e shpronësimit prezente ishte edhe deputetja, Mimoza Kusari-Lila e cila pati një debat të ashpër me të pranishmit.

Ajo po ashtu kritikoi edhe ministrin, Pal Lekaj.

“Gjakova nën sulmet e krimit të organizuar dhe mafisë së ndërtimit është me vite të tëra”, kishte deklaruar Kusari-Lila.

“Këto sulme u ideuan prej vitit 2006 dhe me zell filluan zbatimin me ardhjen e qeverisjes së AAK intenzivisht prej vitit 2007”, kishte thënë ajo.

Pas këtyre kritikave, ka reaguar vetë ministri përmes një postimi në Facebook.

“Më vije keq Mimozë! Kukuriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!” kishte shkruar Lekaj./Indeksonline/