Lekaj: Nuk besoj se Thaçi ka gisht në arrestimin e gulenistëve, këtu dihet zinxhiri komandues
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj është deklaruar sonte sa i përket kërcënimeve të bëra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Lekajt është mendim dhe vendim i Haradinajt për mos reagim dhe se ai po vazhdon punën e tij.
Gjithashtu Lekaj është pyetur nëse sonte gjatë qëndrimit me presidentin Hashim Thaçi kanë diskutuar lidhur me këto kërcënime ky i fundit ka mohuar një gjë të tillë.
“Jo nuk biseduam me presidentin sa i përket kërcënimeve të Erdoganit. Ne jemi shtet i pavarur dhe vazhdojmë tutje punën tonë”, ka thënë Lekaj, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjerash Lekaj është përgjigjur edhe lidhur me atë se a ka mundësi që presidenti Thaçi të ketë gisht në gjithë zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Turqisë, ku ka thënë se nuk beson të ketë dorë presidenti në gjithë këtë.
“Nuk besoj se ka dorë presidenti dhe nuk mund të besoj pasi ne jemi shtet i pavarur dhe dihet zinxhiri komandues.
Është mendim i zotit Haradinajt dhe ai po vazhdon punën dhe jemi shtet i pavarur dhe nuk lejojmë që të përzihen në punën e brendshme”, ka shtuar Lekaj.
Sipas ministrit Lekaj, me siguri në ditët në vijim do të deklarohet edhe Haradinaj.
Duhet përkujtuar që të enjten e kësaj jave, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe depërtuar gjashtë turq të cilët po qëndronin në Kosovë./Indeksonline/