23:51 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lëndimi i Welbeck mund ta lë atë jashtë gjatë gjithë sezonit 

Sezoni mund të ketë përfunduar për sulmuesin e Arsenalit, Danny Welbeck.

Kjo pasi që doktorët po konsiderojnë opsionin për të bërë një ndërhyrje kirurgjike në këmbën e tij, gjë që do të thoshte se sezoni për anglezin ka përfunduar, transmeton Indeksonline.

Doktorët po presin që e ënjtura të zvogëlohet për të dhënë një diagnozë të saktë rreth lëndimit.

Tek stafi mjekësor ka frikë që Welbeck mund të ketë këputur ligamentet e këmbës.

Danny Ëelbeck u lëndua të enjten në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës./Indeksonline/