09:48 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lëndohet një person në Mitrovicë, goditet nga vinçi

Një person është arrestuar në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar vinçin, ka goditur viktimën mashkull. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Njësitet policore dhe inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin  e policisë./Indeksonline/

Temat: