16:01 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Lëndohet ylli i Milanit, dy muaj jashtë fushave

Milani ka hyrë në fazën më të rëndësishme të kampionatit ku po kërkon me ngulm vendin e katërt në tabelë.

Pas problemeve me rezultate dhe lojë, tashmë kanë filluar të shfaqën probleme me lëndime, shkruan Indeksonline.

Davide Calabria ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Lazios dhe do të mungoj dy muaj.

Megjithatë, Gattuso mund të ngushëllohet me faktin se Conti është rikuperuar plotësisht dhe mund të luaj në ndeshjet e fundit. /IndeksOnline/