10:21 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / B O

Lëndohet ylli i Spanjës, talenti i Barcelonës po e pret ftesën me “një këmbë”

Jose Gaya është detyruar të largohet nga stërvitja e së mërkurës mbrëma para kohe për shkak të lëndimit.

Mbrojtësi i Valencias. ka ndrydhur nyjën e këmbës së djathtë në stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore që Spanja e luan kundër Jordanisë.

Gaya do t’i nënshtrohet kontrollimeve tjera për ta kuptuar shkallën e lëndimit.

Në rast se mjekët konstatojnë se bëhet fjalë për lëndim serioz, talenti i Barcelonës, Balde pritet të merr ftesën nga Luis Enrique./Indeksonline/