14:52 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Lennon largohet nga Evertoni, befason me skuadrën e re (Foto)

Aaron Lennon edhe zyrtarisht është larguar nga Evertoni.

Pas ardhjes së Theo Walcott në “Godison Park”, Lennon menjëherë ka nisur bisedimet me klubin e ri, transmeton IndeksOnline.

Ish-mesfushori i Tottenhamit ka nënshkruar kontratë me Burnleyn.

30-vjeçari iu bashkua Burnleyt dhe do të veshë fanellën me numër 25.

Lennon te Evertoni qëndroi dy sezone dhe zhvilloi afro 54 paraqitje duke shënuar 5 gola./IndeksOnline/