12:00 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Leo Messi golashënuesi i vitit 2017, Kane i dyti (Foto)

Lionel Messi po kalon në një sezon të bukur me Barcelonën.

Ylli argjentinas këtë vit ka shënuar plotë 54 gola dhe deri në 31 dhjetor do të jetë në luftë të “ashpër” me sulmues tjerë, shkruan IndeksOnline.

Messi i cili shënoi një gol në ndeshjen e djeshme kundër Real Madridit, po ndjeket nga Harry Kane, sulmuesi i Tottenhamit që realizoi një hetrik kundër Burnleyt dhe në total bën 53 gola në vitin 2017.

Me po aq gola sa anglezi është edhe Cristiano Ronaldo (53), Robert Lewandowski (53) dhe Edinson Cavani (53)./IndeksOnline/