21:12 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Ciro, i pari i Europës (Foto)

Ciro Immobile është golashënuesi më i mirë në Europë deri më tani.

Ylli i Lazios shënoi katër gola në fitoren 5 me 2 kundër Spalit në Serie A, shkruan IndeksOnline.

Ai ka lënë mbrapa super futbollistë, si Edinson Cavani (PSG) me 19 gola, Harry Kane (Tottenham) me 18 gola dhe Mauro Icardi (Inter) me 18 gola.

Në pozitën pesë dhe gjashtë janë: Mohamed Salah (Liverpool) me 17 gola dhe Lionel Messi (Barcelona) me 16 gola.

Nëse Ciro vazhdon në këtë formë, atëherë do të jetë kandidati kryesor për ta fituar Këpucën e Artë./IndeksOnline/