12:36 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

L’Equipe: Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për këtë trajner

Gazeta e famshme franceze, L’Equipe shkruan se Arsenali ka bërë ofertë zyrtare për trajnerin e Nice, Lucien Favre. Trajneri zvicërian shquhet për futbollin e bukur ndërsa me skuadrën e Nice ka arritur suksese të papritura.

Arsenali thuhet se e ka raportuar agjentin e Favres duke i prezantuar planin që kanë me skuadrën në edicionin e ardhshëm.

Favre do të largohet nga Nice në fund të sezonit, por për të janë të interesuara edhe dy gjigantët e Bundesligës, Bayern Munchen e Borusia Dortmund.

Më parë Favre ka drejtuar edhe dy skuadra të tjera gjermane, Hertha e Monchengladbach./Indeksonline/

Temat: