15:01 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Leroy Sane bëhet baba

Gazeta gjermane Bild ka raportuar se në orët e vona të së premtes futbollisti gjerman Leroy Sane është bërë baba, transmeton Indeksonline.

“Mbesa ime është lindur dje, ne jemi shumë të lumtur, emri i saj është Rio Stella” ka deklaruar babai i Leroy, Souleyman Sane për Bild.

Leroy u desh të largohej nga kampi gjerman para ndeshjes me Perun por nuk dihej arsyeja. Loew tha se ishte për arsye personale por u spekulua shumë se ishte për ndonjë arsye tjetër./Indeksonline

Temat: