20:54 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Leroy Sane i përgjigjet kritikave të Kross

Anësori gjerman, Leroy Sane në konferencë për media i është përgjigjur kritikave të mesfushorit Toni Kross.

Kross e kishte kritikuar Sanen se ndonjëherë atij nuk i intereson se nëse fitojmë apo humbim, transmeton Indeksonline.

“Nëse luaj keq, nuk do të thotë se nuk më intereson. Unë dua gjithmonë t’i fitojmë ndeshjet tona” tha Sane.

“Nuk kam probleme me kritikat. Është një nxitje për të përsosur vetveten” u shprehë anësori 22 vjeçar. /Indeksonline/