16:32 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Lëshohen incizimet për tentim-vrasjen ndaj Selës

Ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar ishin tregues për keqpërdorim të Ministrisë së Punëve të Brendshme për qëllime partiake. E tërë ajo nuk do të ndodhte poqë se ekzistonte kontroll i pavarur ndaj ministrisë, për çka reformat tani më janë në rrjedhë dhe disa nga vendimet ligjore vetëm se janë miratuar, ndërkaq disa janë në procedurë parlamentare

Këtë sot e theksuan pjesëmarrësit në debatin “ombucmani mes kompetencave sociale dhe kapacitetet: kontrolli i jashtëm qytetarë ndaj punës së policisë” që sot është mbajtur në Shkup.

“Shumë çështje do të ishin më ndrysh dhe ndoshta nuk do ta kishim 27 prillin nëse do të ekzistonte kontroll i pavarur ndaj kësaj ministrie dhe nëse do të kishim standarde sipas së cilës të gjithë ne do të silleshim. Sidoqoftë, 27 prilli patjetër duhet të jetë mësim për ne, institucionet dhe bartësit e funksioneve se punët patjetër duhet t’i vendosim në binar të vërtetë, t’i përforcojmë kapacitetet demokratike të institucioneve, të gjithë bashkë të kontribuojmë për një sistem që do ta garantojë sigurinë e shtetit, proceset demokratike, pasi që pa sistem përsëri do të lihet hapësirë që individë të caktuar të krijojnë sistemin e vet që do të kënaq interesat kriminale të individëve dhe partive”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai tha se ministria tani po përgatitet të jetë lëndë e kontrollit, të jetë objektive dhe me qëllim të mirë, njofton portalb

“Në të kaluarën lëshimet më të mëdha, siç shihet me qëllim, kanë qenë mu në strukturat e MPB-së. Edhe sot nga pozita e ministrit, kur njoftohem me metodat individuale të punës, kam përshtypje se në ministri ka ekzistuar grup i të punësuarve e cila ka qenë e obliguar që t’i shkatërrojë dëshmitë. Një grup i cili ka qenë e okupuar politikisht, para se gjithash, nga funksionarët e lartë në ministri dhe për atë na ndodh që në shumë vite të kemi raste të cilat nuk mund të arrijmë në njohuritë e vërteta dhe për të njëjtat të mos munden të mbyllen hetimet”, ka theksuar Spasovski.

Ai ka vlerësuar se kontrolli është i nevojshme dhe se ajo sa më shumë zhvillohet, aq më shumë e përforcon integritetin dhe besueshmërinë në të.