18:13 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Let’s Do it Kosova fillon përgatitjet për Ditën e Pastrimit të Botës

Let’s Do it Kosova ka filluar përgatitjet për organizimin dhe koordinimin e 157 shteteve të ndryshme të botës në Ditën e Pastrimit të Botës.

“Ka muaj që ekipi i “Let’s Do It Kosova” ka filluar përgatitjet për organizimin dhe koordinimin e 157 shteteve të ndryshme të botës në Ditën e Pastrimit të Botës, kjo pasi, shteti i Kosovës është përzgjedhur nga “Let’s Do It World” si përgjegjës për Fushatën e këtij eventi”, thuhet në njoftim.

Ky organizim që do të mbahet më 21 shtator shënon mobilizim të madh të qytetarëve në gjithë botën në luftën kundër ndotjes që shkaktojnë mbeturinat.

Ndër të tjera Let’s Do it Kosova njofton se Ditën e Pastrimit të Botës do ta koordinojë edhe në vitin 2020.