13:32 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / C E

Leverkuseno pranon ofertën e Chelseas, Havertzo do të vishet blu

Kai Havertzi do të bëhet përfundimisht një lojtar i Chelseas.

Bayer Leverkuseno ka pranuar ofertën e skuadrës londineze për të lënë të lirë mesfushorin gjerman.

Në këtë rast, Chelsea do të paguajë 80 milionë euro dhe 20 në formë të bonuseve.

21-vjeçari konsiderohet si një futbollist me të ardhme të jashtëzakonshme.

Interesim për të kanë shfaqur edhe shumë skuadra të tjera evropiane, por që Chelsea i ka përmbushur kërkesat e Leverkusenit. /IndeksOnline/