23:56 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Lewandowski befason me fjalët për largimin e Aubameyang

Sulmuesi i Bajernit të Munihut , Robert Lewandowski ka uruar rivalin të tij të Bundesligës për Këpucën e Artë, Pierre-Emerick Aubameyang për transferimin e tij nga Borussia Dortmund në Arsenal .

Aubameyang që nga ardhja në Gjermani ka qenë rivali kryesor i sulmuesit polak në garën për golashënuesin më të mirë në kampionat.

“Paq fat Aubameyang. Ishte kënaqësi të konkurroj me ju. Vetëm një luftë e pastër po na shtynë përpara”, shkroi Lewandowski në Twitter. /IndeksOnline/