15:16 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lewandowski futet në “Top 10” të Bundesligës (Foto)

Robert Lewandowski shënoi golin e fitores për Bayernin në ndeshjen kundër Kolnit të mërkurën.

Ky njëherit ishte edhe goli i 166 i polakut në Bundesligë pas 243 ndeshjesh të zhvilluara.

Me këtë rast ai është futur në Top 10 të golashënuesve më të mirë të ligës gjermane, me Gerd Mulerin kryesues me 365 gola. /IndeksOnline/